KREU
   
MAKINA
   
AVIACIONI
   
HEKURUDHA
   
TRANSPORTI PUBLIK
   
TRANSPORTI DETAR
   
MAKINERI PUNE
   
SHERBIME
   
AKTUALITET
   
MOTOR-SPORT
   
TE REJAT
   
KONTAKT
 
  
 Share
Siguri apo rrezik ?
 Siguri apo rrezik?
Publikuar më 02.03.2015

Ka ndodhur që dy gabime të njëpasnjëshme, në përfundim të japin rezultat të drejtë, por kjo nuk mund të thuhet për punimet e kryera së fundi në Vorë. Bëhet fjalë për “masat e sigurisë” për të mos lejuar daljen e drejtpërdrejtë të automjeteve nga rrugët e qytetit në rrugën kombëtare SH2 që kalon përmes tij. Nga katër të tilla, tre rrugët qëndrore e presin rrugën kombëtare me një kënd 90°, duke qenë një rrezik i përhershëm aksidentesh, sepse dekori i rrugës i fsheh këto dalje. Ky është një nga rastet që ndeshet shpesh në rrugët e ndërtuara vitet e fundit, ku mosrespektimi i koncepteve elementare të sigurisë rrugore, ka sjellë që pasiguria të jetë një nga elementet fillestare të projektit. Pas disa vitesh, në shkurt 2015, me të drejtë u vendos që këto dajle të mbyllen, por mënyra se si u krye përbën dhe gabimin e dytë, i cili mund të sjellë aksidente me skena nga më të përgjakshmet. Për arsye të pakuptueshme (ndoshta për të lejuar motoçikletat ose këmbësorët që presin autobusët!), barrierat metalike janë vendosur 1-2 metra brenda rrugës kombëtare, duke rrezikuar që të “sharrohen” në mes të gjitha automjetet që mund të përplasen pas këtyre objekteve gati të padukshëm. Pa u zgjatur, fotot e mëposhtëme flasin qartë.


   

Rruga SH2-Vorė, DSC05726

Rruga SH2-Vorė, DSC05734

Rruga SH2_Vorė, DSC05740

   

Rruga SH2-Vorė, DSC05744

Rruga SH2-Vorė, DSC05753

Rruga SH2-Vorė, DSC08431

   

Rruga SH2-Vorė, DSC05341

Rruga SH2-Vorė, DSC05326

Rruga SH2-Vorė, DSC00777

   

Rruga SH2-Vorė, DSC00382

Rruga SH2-Vorė, DSC05345

Rruga SH2-Vorė, DSC00783

   

Rruga SH2-Vorė, DSC00787

Rruga SH2-Vorė, IMG_2459

Rruga SH2-Vorė, IMG_0573

   

Rruga SH2-Vorė, IMG_0574

Rruga SH2-Vorė, DSC08435

Rruga SH2-Vorė, DSC09864

 7 Mars 2015

Nuk zgjati shumë për ta kuptuar që ishte rrezik serioz, prandaj më datën 4 mars filloi puna për vendosjen e një barriere gjatë gjithë gjatësisë. Tani, në këtë hapësirë mund të eci ndonjë çiklist, por mbetet i rrezikuar në rast se ndonjë makinë përplaset te barriera. Sidoqoftë, Vora ndjehet pak ngushtë dhe tani trafiku drejt qendrës kalon nëpërmjet rrugëve të pasme me karakteristika modeste. Realizimi i rrugës paralele me rrugën kombëtare (SH2) tani merr një rëndësi të veçantë, por do të jetë më e vështirë nga sa do të ishte po të qe menduar që në në fillim.


   

Rruga SH2 - Vorė, IMG_0954

Rruga SH2 - Vora, DSC05898

Rruga SH2 - Vorė, DSC05903