KREU
   
MAKINA
   
AVIACIONI
   
HEKURUDHA
   
TRANSPORTI PUBLIK
   
TRANSPORTI DETAR
   
MAKINERI PUNE
   
SHERBIME
   
AKTUALITET
   
MOTOR-SPORT
   
TE REJAT
   
KONTAKT
 
  
 Share
Muzeu i autofshesave
 Muzeu i autofshesave

Publikuar më 21.07.2015

Jemi të tërë dëshmitarë për pluhurin që mbulon rrugët e kryeqytetit, ndërsa “autofshesa” është një mjet pastrimi që duket rrallë në rrugë. Kur dalin, kryesisht punojnë në qendër dhe te segmentet e unazës pranë bulevardit. Por ndërsa rrugët e kryeqytetit mbeten vazhdimisht me pluhur (spërkaten me ujë, duke i bërë edhe të rrezikshme), autofshesat e bashkisë janë kthyer në një muze të vërtetë. Katër autofshesa Dong Feng u panë në kryeqytet në fillim të vitit 2008 (pak kohë përpara fotos në rrugë), por më pas e lanë punën dhe që atëhere mbeten të radhitura dhe pa punë në parkun e bashkisë. Dhënia me konçesion e pastrimit të qytetit ka pjesën e vet në këtë histori dhe për bilancin financiar, një autofshesë ka shpenzime më të mëdha se një autobot rrugëlarës, i cili me një mbushje dhe duke lëshuar disa currila uji arrin të spërkatë qendrën dhe rrugët pranë saj. 
Këto makineri po kthehen në një stafetë kryetarësh dhe kryetari i ri, z. Erion Veliaj është i treti që e merr këtë stafetë. Të paktën në këtë rast, të shpresojmë që nuk do të ketë një stafetë 400 metra dhe këto makineri me vlerë të dalin në punë për të mirën e kryeqytetit. Po qe se funksionojnë akoma. 



Autofshesė Dong Feng ZLJ5150TSL, DSC07679

Autofshesė Dong Feng ZLJ5150TSL, DSC01534