KREU
   
MAKINA
   
AVIACIONI
   
HEKURUDHA
   
TRANSPORTI PUBLIK
   
TRANSPORTI DETAR
   
MAKINERI PUNE
   
SHERBIME
   
AKTUALITET
   
MOTOR-SPORT
   
TE REJAT
   
KONTAKT
 
  
AKTUALITET
Lajme-Shkrime
Korsia e Rezervuar
Ambienti
Parkimi
Siguria Rrugore
Siguria-Ngarkesa
Shenjat Rrugore
Reklamat Rrugore
 Share
Shenjat Rrugore

Si porti dhe plazhi më i madh i vendit, Durrësi pret e përcjell shumë vizitorë dhe për rrjedhojë, edhe shenjëzimin rrugor e ka personalizuar mirë e bukur. Ajo që nuk kuptohet mirë në këtë rast është se “lejohen” apo “nuk lejohen” sende të tilla në rrugët e qytetit.

As the biggest port and beach of the country, Durrës welcomes and bids farewell to lots of visitors and, accordingly, the road signs are pretty well personalised. What is difficult to understand in this case is whether such means are “allowed” or “not allowed” in the city.


Semafori te Galeria e Arteve

Publikuar më 3 prill 2013

Semafori përpara Galerisë së Arteve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë është prishur dhe hequr nga vendi që tetë vjet përpara 100 Vjetorit të Pavarësisë, por akoma edhe sot nuk ka marrë mundimin njeri për ta ndrequr, pavarësisht se 50 metra larg ndodhen në radhë Ministria e Brendëshme,  Ministria e Transportit dhe Bashkia.

Këmbësorët që kalojnë bulevardin para galerisë duhet të presin ndalimin e makinave (vetëm ato kanë semafor) dhe pastaj të nisin vrapin për në anën tjetër. Por edhe kjo paraqitet me shumë rrezik, sepse semafori te Ministria e Mbrojtjes është me disa sekonda vonesë kundrejt atij të galerisë dhe këmbësorët ndodhen shpesh në mes të makinave që vijnë nga ky drejtim.

Në tërë këto vite nuk kanë munguar paratë për të bërë publiçitet në shtyllat e bulevardit, përfshirë dhe tabelat “Shqipëria pa viza”, një tallje e vërtetë me Kodin e Qarkullimit Rrugor. Sot, në vend që të vendosej semafori i munguar prej vitesh, qytetarët duhet të kënaqen me vazot e varura në shtyllat e tiranës. Nuk kam dëgjuar sa ka kushtuar ky gjelbërim dhe sa do të kushtojë vaditja e tyre gjatë verës por sidoqoftë, ajo kutia me tre drita kushton më pak.


 

 


Semafor i fshehur, DSC01030

Semafor i fshehur, DSC01027