KREU
   
MAKINA
   
AVIACIONI
   
HEKURUDHA
   
TRANSPORTI PUBLIK
   
TRANSPORTI DETAR
   
MAKINERI PUNE
   
SHERBIME
   
AKTUALITET
   
MOTOR-SPORT
   
TE REJAT
   
KONTAKT
 
  
AKTUALITET
Lajme-Shkrime
Korsia e Rezervuar
Ambienti
Parkimi
Siguria Rrugore
Siguria-Ngarkesa
Shenjat Rrugore
Reklamat Rrugore
 Share
Reklamat Rrugore

Reklamat rrugore

Kjo është një nga anët e këqia të transportit Shqiptar, e cila me përhapjen e gjerë që ka marrë është kthyer në një rrezik serioz për jetën e gjithë përdoruesve të rrugës.

Kodi rrugor e përcakton qartë se ndalohet vendosja në anë të rrugës e çdo lloj tabele apo shenje që nuk ka të bëjë me qarkullimin rrugor, në mënyrë që të sigurohet pamje e qartë e shenjave rrugore dhe të mos tërhiqet vëmendja e shoferit nga pamjet e reklamave të ndryshme.

Realiteti shqiptar është krejt ndryshe, sepse anët e rrugës dhe trotuaret janë konceptuar si zona fitimprurëse dhe për rrjedhojë janë mbushur me reklama nga më të ndryshmet, të cilat e vështirësojnë dallimin e shenjave rrugore dhe në mjaft raste, edhe i mbulojnë ato. Në qytet i gjen rregullisht nëpër trotuare dhe kryqëzime, duke mbuluar shenjat rrugore dhe duke ngushtuar fushëpamjen e shoferit në kryqëzime. Në mjaft raste i detyrojnë këmbësorët të kalojnë një e nga një, ose të zbresin në rrugë. Të ecësh në rrugët kombëtare të duket se je nëpër korridoret e ndonjë panairi të biznesit, ndërsa shenjat rrugore dallohen gjithnjë e më pak. Por më ironikja dhe më përçmuesja për shoferët është se policia të gjobit për tejkalim shpejtësie, ndërsa rri e fshehur pas reklamave ose shkureve që mbulojnë shenjat rrugore!