KREU
   
MAKINA
   
AVIACIONI
   
HEKURUDHA
   
TRANSPORTI PUBLIK
   
TRANSPORTI DETAR
   
MAKINERI PUNE
   
SHERBIME
   
AKTUALITET
   
MOTOR-SPORT
   
TE REJAT
   
KONTAKT
 
  
 Share
TPT - Guleryuz

25.04.2011

Autobuzë të rinj Güleryüz Cobra GD 160

Në Tiranë, linjat “Laprakë” dhe “Sauk” do të kenë autobuzë të rinj. Sapo u prezantuan dhe filluan nga puna autobuzët e markës Güleryüz Cobra GD 160 të kategorisë 9 metra (9160 mm, për saktësi). Autobuzët janë të pajisur me motor Mercedes-Benz dhe respektojnë normat e ambientit Euro 4.

I uroj sukses dhe jetëgjatësi në shërbim të qytetarëve tiranas.

Karakteristika teknike

Motori: Euro 4; 4 cilindra, Mercedes-Benz OM904 LA;  cilindrata 4500 cm3; fuqia maksimale 130kW (177 kf); momenti maksimal  675 Nm në 1500 rrot/min.

Transmisioni: kuti shpejtësie manuale ZF me 6 raporte përpara dhe 1 mbrapa.

Shpejtësia maksimale 120 km/orë.

Përmasat (mm): gjatësia 9160, gjerësia 2420, lartësia 2980, hapi 4370.

Kapaciteti maksimal: shoferi + 33 vende ulur + 34 vende në këmbë.

Foto të plota mund të shihni te albumi fotografik.