KREU
   
MAKINA
   
AVIACIONI
   
HEKURUDHA
   
TRANSPORTI PUBLIK
   
TRANSPORTI DETAR
   
MAKINERI PUNE
   
SHERBIME
   
AKTUALITET
   
MOTOR-SPORT
   
TE REJAT
   
KONTAKT
 
  
 Share
TPT, Neoplan N4411

G.D. - 09.05.2011 - Transporti publik Tiranë

Autobuzë Neoplan për linjat Sauk dhe Sanatorium.

Prej datës 4 maj 2011, në linjat Sauk dhe Sanatorium të Tiranës kanë hyrë në funksionim autobuzët me “platformë të ulët” Neoplan N 4411, të cilët zëvendësojnë autobuzët Heuliez GX 77 dhe Renault 212/312. Neoplan 4411 është prodhim i viteve 2000 dhe vjen tek ne si mjet i përdorur ose “i dorës së dytë” siç thuhet. Mjetet që janë parë në përdorim këto ditë janë të gjithë më dy dyer të tipit “rrotullues” (një përpara dhe një në mes), ku ajo e mesit është e pajisur me një pedanë që mundëson hypjen e karrocave për personat me aftësi të kufizuar (P.A.K.).  Siç u tha më lart, autobuzi është i tipit me “platformë të ulët”, që do të thotë se për të hypur duhet ngjitur vetëm një shkallë. Pjesa e parë dhe e mesit janë përshtatur për fluks të madh udhëtarësh, ndërsa pjesa e pasme është me vende ulur. Platforma e ulët në të gjithë gjatësinë e lehtëson shumë lëvizjen e udhëtarëve brenda mjetit.

Si pjesë e grupit MAN, autobuzët Neoplan janë të pajisur me motor të po këtij këtij grupi.

Ajo që personalisht nuk e pëlqej është se në tabelat elektronike janë të shkruara akoma emrat e linjave të huaja ku kanë shërbyer këto mjete ose nuk ka fare shënime. Megjithatë, ashtu siç po veprohet edhe me mjetet e linjave të tjera, le të shpresojmë se do të vihen në funksionim. Nisur nga disa modele Neoplan që qarkullojnë prej kohësh në Tiranë, nuk ka arsye përse të mos kenë edhe këta një karierë të dytë dhe të suksesshme në kryeqytetin tonë.