KREU
   
MAKINA
   
AVIACIONI
   
HEKURUDHA
   
TRANSPORTI PUBLIK
   
TRANSPORTI DETAR
   
MAKINERI PUNE
   
SHERBIME
   
AKTUALITET
   
MOTOR-SPORT
   
TE REJAT
   
KONTAKT
 
  
 Share
TPT - Citaro

G.D. - 09.05.2011 - Transporti publik Tiranë

Autobuzë Mercedes-Benz Citaro në linjën Porcelan

Ka patur shumë të reja në transportin publik të kryeqytetit dhe një ndër to është modeli Mercedes-Benz O530, i njohur si Evobus “Citaro”, i cili nis shërbimin në linjën Qender-Porcelan. Për saktësi, EvoBus është grupi i kontrolluar nga Daimler dhe prodhon autobuza me markat Mercedes-Benz dhe Setra. Ky grup është krijuar në vitin 1986 nga bashkimi i sektorëve autobuza të prodhuesve Kässbohrer (Setra) dhe Daimler.

Citaro ka filluar të prodhohet që nga viti 1999 si një autobuz me platformë të ulët dhe ka zëvendësuar modelin Mercedes-Benz O405N. Në vitin 1997 ka pësuar një ristilizim dhe po atë vit ka fituar çmimin “International Bus & Coach of the Year”.

Citaro që vjen tek ne është i tipit 12 metra dhe me dy dyer rrotulluese, ku ajo e mesit është e pajisur me rampën për ngjitjen e karrocave P.A.K. Përsa i përket hapësirës së brendëshme, modeli me dy dyer është i pajisur me ndenjëse sipas versionit “suburban”, që do të thotë se ka shumë vende ulur.

Gjermani “Citaro” i bashkohet flotës franceze ngjyrë blu të linjës Porcelan të përbërë nga historiku Renault R312 dhe pasardhësit e tij Renault “Agora” e Heuliez GX 317, ku dy të fundit janë të tipit me platformë të ulët.