KREU
   
MAKINA
   
AVIACIONI
   
HEKURUDHA
   
TRANSPORTI PUBLIK
   
TRANSPORTI DETAR
   
MAKINERI PUNE
   
SHERBIME
   
AKTUALITET
   
MOTOR-SPORT
   
TE REJAT
   
KONTAKT
 
  
MAKINA
Motoēikleta
Vetura
Kamionė
Ambulanca
Autobuza
Mjete tė Ceremonialit
Autobote-Autopompa
Autofshesa
Koleksionista-Restaurator
Makina Personalitetesh
Makina Plerash
Mjete Institucionesh
Mjete tė Gardės Rep.
Policia e shtetit
Mjete speciale
Mjete Ushtarake
Transport i Rėndė
Zjarrfikėse
 Share
Autobote-Autopompa

Skoda 706 RT AKV
Për vite të tëra, pastrimi i rrugëve në qytetet shqiptare ka qenë detyrë që kryej nga Skoda, fillimisht në versionin "706 R" dhe nga fundi i viteve 60-të shtohet në listë edhe "Skoda 706 RT". Pavarësisht nga vitet që kalojnë, Skoda është akoma në detyrë në disa qytete shqiptare dhe jo më kot: në rolin e saj si rrugëlarëse i ka të pakta rivalet në Shqipëri. “Skoda 706 RT AKV” është realizuar në fabrikë për këtë qëllim, ndërsa shumica e atyre që shohim çdo ditë duke lëshuar disa curila uji, janë thjesht autobote të cilëve u është vënë një tub me vrima dhe në disa raste edhe ndonjë pompë nga ato që ndizen me litar. Ka edhe disa rrugëlarëse të mirëfillta, por Skoda ka si pikë të fortë komandimin pneumatik të gojëzave nga kabina e shoferit. Të rriturit e kujtojnë besoj, se në ç’mënyrë vepronte shoferi i komunales, i cili hapte dhe mbyllte ndonjë nga gojëzat kur kalonte pranë çiklistëve, makinave të ndaluara në anë të rrugës, ose dhe pranë ndonjë këmbësori pranë rrugës.


   

Autobot Skoda 706 RT AKV, DSC08633

Autobot Skoda 706 RT AKV, DSC08631

Autobot Skoda 706 RT AKV, IMG_6301

   

Autobot Skoda 706 RT AKV, IMG_0310

Autobot Skoda 706 RT AKV, DSC08511

Autobot Skoda 706 RT AKV, DSC04070

Praga V3S

Praga V3S është një kamion i famshëm për karakteristikat jashtërrugore dhe për t’u bindur, mjafton të shohësh filmimet mbreslënëse në YouTube. Një nga variantet e realizuara mbi këtë shasi është dhe ai për mbledhje dhe transport fekalesh dhe në këtë rol parësor për mjedisin, Praga V3S është një simbol më vete në qytetet shqiptare. Nuk ka shqiptar që të ketë shkuar  qoftë edhe një ditë të vetme në atë që dikur quhej “Plazhi i Durrësit” dhe të mos i ketë kaluar përpara kabinës “makina e mutit”, siç quhej zakonisht ky mjet që mblidhte fekalet në gropat septike të shpërndara në gjithë territorin e plazhit. Edhe më indiferenti ndaj mjeteve të transportit e kishte të fotografuar në mendje pamjen e veçantë të këtij kamioni, ku binte në sy kabina me motorin e tërhequr pas aksit të parë, ndërsa specialistët dallonin tre urat portale.

Sot, Praga e famshme mbijeton akoma në disa qytete shqiptare dhe ky është një shembull që tregon qartë se paratë për blerje u shpenzuan mirë.


   

Autobot Praga V3S, DSC01175

Autobot Praga V3S, DSC01176

Autobot Praga V3S, IMG_2695

   

Autobot Praga V3S, IMG_7308

Autobot Praga V3S, IMG_7319


 <<  1    2  >>