KREU
   
MAKINA
   
AVIACIONI
   
HEKURUDHA
   
TRANSPORTI PUBLIK
   
TRANSPORTI DETAR
   
MAKINERI PUNE
   
SHERBIME
   
AKTUALITET
   
MOTOR-SPORT
   
TE REJAT
   
KONTAKT
 
  
MOTOR-SPORT
Rally Albania 2011
Motokros - 03.10.2011
 Share
Rally Albania 2011

Rally Albania 2011

Sot nis Rally Albania 2011 dhe midis të rejave që sjell një ngjarje e tillë, po përmend një lajm të mire dhe një lajm të keq:

Lajmi i mire ka të bëjë me rritjen e numrit të pjesëmarrësve që thuhet se e kalon numrin 200, ndërsa lajmi i keq ka të bëje me faktin që kjo garë po braktiset nga shqiptarët dhe këtë vit nën flamurin kuq e zi do të garojnë jo më shumë se 5-6 mjete. Kjo vjen prej faktit se kostoja e këtij aktiviteti po  bëhet e papërballueshme nga të apasionuarit vendas dhe ka filluar të kuptohet se ky sport është për të pasurit. Të huajt kanë zbuluar parajsën te ne dhe këtë vit kanë zbarkuar në force të madhe. Furgonët e asistencës Ducato e Transporter që na mahnitën vitet e shkuara, tani duken si fukarallëk po të krahasohen me kamionët 4x4 të specializuar që mbërritën këtë vit. Si mund t’ia dalë mbanë motoçiklisti shqiptar që duhet të bredhë tre ditë me një çantë shpine?

Ushtria shqiptare, e cila  e ka mbështetur gjithmonë këtë aktivitet, këtë vit ndërtoi një urë mbi shatërvanin e braktisur te universiteti, vendi tradicional i nisjes dhe përfundimit të aktivitetit.

Gara fillon të dielën më 5 qershor, me prologun në Gjirin e Lalzit dhe në ditët në vijim, karvani i garuesve do të shkojë në Valbonë, Vlorë, Karaburun dhe do të përfundojë në Tiranë në datën 11 qershor.

Rrugë të mbarë Rally Albania 2011.                                                     04.06.2011


DSC01432DSC01243DSC01424




DSC01396DSC01144DSC01220




DSC01269DSC01255DSC01261




DSC01399DSC01132