KREU
   
MAKINA
   
AVIACIONI
   
HEKURUDHA
   
TRANSPORTI PUBLIK
   
TRANSPORTI DETAR
   
MAKINERI PUNE
   
SHERBIME
   
AKTUALITET
   
MOTOR-SPORT
   
TE REJAT
   
KONTAKT
 
  
HEKURUDHA
Lajme-Shkrime
H.SH. - Foto kurioze
Lokomotiva me avull
Lokomotiva T435 - T458
Lokomotiva T669
Lokomotiva tė tjera
Vagonė Pasagjerėsh
Vagonė Mallrash
Ofiēina Shkozet
Mjete Ndihmėse
Stacionet Hekurudhore
Stacioni i Tiranės
Stacioni i Durrėsit
Stacioni i Shkozetit
Linja Tiranė - Durrės
 Share
Lokomotiva T669

 Lokomotiva T669

Gusht 2015 


Pas nxjerrjes nga shërbimi të lokomotivave T435, T458 dhe V200 nga mesi i viteve 90-të, T669 është lokomotiva e vetme që përdoret nga Hekurudha Shqiptare. E ardhur në vitin 1968, T669 është bërë simboli i hekurudhës tonë.

Lokomotiva T669 lindi me qëllimin e tërheqjes së trenave të rëndë, duke përmbushur kërkesat e vëna nga Ministria e Transportit të Çekosllovakisë për një lokomotivë me 6 akse dhe fuqi reth 1000 kW. Në këtë projekt u bashkua dhe hekurudha sovjetike e cila ishte përdoruese dhe njohëse e mirë e lokomotivave çeke.
Për këtë qëllim, në 1963, ndërmarrja ČKD (Českomoravská Kolben-Daněk) e Pragës realizoi tre prototipa, nga të cilët T669.0001 do të testohej nga hekurudha çekosllovake, ndërsa dy “ЧМЭ3” (ChME3) do të testoheshin nga hekurudha sovjetike. Lokomotiva T669.0001 ishte e pajisur me karrela të standardit evropian 1435 mm, (distanca ndërmjet shinave) dhe me shtytësa-amortizatorë, ndërsa ChME3-001 dhe 002 u realizuan në përputhje me karakteristikat e hekurudhës sovjetike ku më kryesoret ishin gjerësia midis rrotave 1524 mm dhe ganxha e mbërthimit gjysmëautomatike.
Pasi e kaluan me sukses periudhën e provës, në 1966 nisi prodhimi i tyre në seri dhe pak më pas nisin edhe kërkesat për eksport, ku Polonia porositi 145 të tilla dhe më pas Shqipëria 62 copë, India 12, Iraku 100 dhe Siria 25. Siç shihet, në listën e eksportit Shqipëria është e treta për nga sasia.

 


 T669 në Shqipëri

Nga viti 1968 deri në vitin 1990, Shqipëria bleu 62 lokomotiva T669.1xxx, të njëjta me modelin Çek T669.1 (emërtimi i ri 771), por të prodhuara si pjesë e programit T669.0 për hekurudhë industriale dhe seri eksporti. Në emërtimin e lokomotivës, pjesa e parë përbën klasën, ndërsa katër shifrat e dyta numrin serial të prodhimit (po kështu emërtoheshin dhe lokomotivat e tjera T435.05xx dhe T458.15xx). Lokomotivat shqiptare mbajnë numrat nga T669.1001 në T669.1062. Fatkeqësisht, lokomotiva 1062 e ardhur në vitin 1990 pësoi aksident që në javët e para dhe praktikisht Shqipëria pati 61 lokomotiva T669. 
Sot, nga 61 lokomotiva të tilla, vetëm 15-20 prej tyre konsiderohen për punë, ndërsa një pjesë ka shkuar për skrap, kurse ato që kanë “shpëtuar” ndodhen parkuara në Përrenjas. Në vitin 1997, tre lokomotiva T669 që ndodheshin në Pogradec u shkatërruan, ndërsa gjatë viteve u shkatërruan në aksidente nja dy tre të tjera. Për turpin e hekurudhës, ndër lokomotivat e dërguara për skrap është dhe lokomotiva e parë T669, ajo me numër 1001.

Periudha e importimit

1968-1969
T669.1001, T669.1002, T669.1003, T669.1004, T669.1005

1971-1976
T669.1006, T669.1007, T669.1008, T669.1009, T669.1010, T669.1011, T669.1012, T669.1013, T669.1014, T669.1015, T669.1016, T669.1017, T669.1018, T669.1019, T669.1020, T669.1021, T669. 1022, T669.1023

1978-1980
T669.1024, T669.1025, T669.1026, T669.1027, T669.1028, T669.1029, T669.1030, T669.1031, T669.1032, T669.1033, T669.1034, T669.1035

1982-1983
T669.1036, T669.1037, T669.1038, T669.1039, T669.1040, T669.1041, T669.1042, T669.1043, T669.1044, T669.1045, T669.1046, T669.1047, T669.1048, T669.1049, T669.1050

1987-1989
T669.1051, T669.1052, T669.1053, T669.1054, T669.1055, T669.1056, T669.1057, T669.1058, T669.1059

1990
T669.1060, T669.1061, T669.1062

 


 Kabina ndodhet në zonën qëndrore e vendosur në mënyrë asimetrike. Në zonën e gjatë janë vendosur motori diesel, gjeneratori, kompresori dhe sistemi i ftohjes, ndërsa në zonën e shkurtër ndodhen bateritë. Në kabinë zënë vend makinisti dhe ndihmësi, ku panelet respektivë të komandave janë të vendosur në mënyrë diagonale dhe me orientim të kundërt. Paneli i makinistit është i orientuar duke patur përpara pjesën e gjatë të lokomotivës (motorin), ndërsa ndihmësi e ka panelin të orientuar nga pjesa e shkurtër dhe përmban frenin pneumatik, frenin stacionar (volanin) dhe vetëm gjashtë instrumenta kontrolli. Pavarësisht nga kjo, lokomotiva funksionon njëlloj në të dy drejtimet e lëvizjes. Ndryshimi qëndron te pozicioni i makinistit, i cili duhet të qëndrojë me shpinë nga dritarja kur lokomotiva lëviz duke patur anën e shkurtër përpara. Në këtë drejtim fushëpamja është më e mirë, ndërsa kur ndodhet përpara pjesa e gjatë, makinisti është “qorr” gjatë kthesave majtas dhe po kështu ndihmësi gjatë kthesave djathtas. Duke lëvizur me pjesën e gjatë përpara, makinisti ndodhet në të djathtë dhe e kundërta kur lëviz në drejtimin tjetër. Ashtu si panelet e komandave edhe dyert janë vendosur në mënyrë diagonale dhe bëjnë të mundur lëvizjen përgjatë gjithë perimetrit të lokomotivës.

Lokomotiva mbështetet mbi mbi dy karrela me nga tre akse, ku në secilin aks ndodhet nga një motor elektrik.

 


   

Lokomotiva T669 - Kabina, DSC09850

Lokomotiva T669, IMG_1518

Lokomotiva T669 - Kabina, DSC01333

   

Lokomotiva T669 - Pozicioni i makinistit, DSC02387

Lokomotiva T669, IMG_1410

Lokomotiva T669 - Pozicioni makinistit, DSC01336

   

Lokomotiva T669_Karreli 1, DSC05073

w.Lokomotiva T669_Karreli 2, DSC05074

Lokomotiva T669_motori 1, DSC07071

<<   1    2   >>