KREU
   
MAKINA
   
AVIACIONI
   
HEKURUDHA
   
TRANSPORTI PUBLIK
   
TRANSPORTI DETAR
   
MAKINERI PUNE
   
SHERBIME
   
AKTUALITET
   
MOTOR-SPORT
   
TE REJAT
   
KONTAKT
 
  
 Share
Ambulanca e dėborės, 2012

Ambulanca e dėborės


Ambulanca Tip 63

Në fatkeqësitë natyrore bëhet ç’është e mundur për të shpëtuar jetë njerëzish apo vlera materiale, por transporti i të sëmurit në kovën e një eskavatori, ashtu siç ndodhi në datën 14 shkurt,  është një fakt që rëndon  mbi ndërgjegjen e shkatërimtarëve të mjeteve ushtarake. E kam thënë dhe e përsëris se ato qindra mjete të kalueshmërisë së lartë, me rrota ose me zinxhirë, të reja e të mirëmbajtura, të projektuara për kushte të vështira përdorimi, ashtu siç ishin ose me pak modifikim, sot do të ishin një ndihmë e madhe për popullatën e zonave të bllokuara nga dëbora, ose në raste të tjera fatkeqësish natyrore.

Meqë jemi në emergjencën e bardhë, kush mund ta kryente më mirë rolin si “Ambulancë dëbore” se sa transportuesi Tip-63 (YW531), i cili është realizuar për të transportuar një skuadër prej 12 ushtarësh me pajimet përkatëse? Me një modifikim të thjeshtë, brenda tij mund të vendoseshin 4 shtretër dhe aparatura e nevojshme mjekësore. Kuptohet, po të ekzistonte dëshira për të bërë një punë të mirë dhe jo shitje skrapi.

Unë me kompjuter, vetëm kryqin e kuq munda të vendos mbi bord, ndërsa ideatorët e shkatërrimit të “mjeteve të panevojshme”, ta bëjnë zemrën gur e t’i kursejnë ato pak kokrra që kanë mbetur. Pas kësaj, me një ndjenjë dashamirësie ndaj teknikës, le të shpresojmë se nuk do të shohim më një “eskavator ambulancë”.


Ambulanca Tip 63, brenda