KREU
   
MAKINA
   
AVIACIONI
   
HEKURUDHA
   
TRANSPORTI PUBLIK
   
TRANSPORTI DETAR
   
MAKINERI PUNE
   
SHERBIME
   
AKTUALITET
   
MOTOR-SPORT
   
TE REJAT
   
KONTAKT
 
  
 Share
Rruga me trampolinė

Rruga me trampolinë

22.07.2012

Në vitet 2000 shqiptarët i ndërtojnë rrugët me keq se në kohën kur njeriu i lashtë ndërtonte rrugë për karro. Mund të përmenden shumë raste, por i fundit është rruga e përuruar para tre ditëve në Tiranë, “anës hekurudhës” te Uzina Dinamo. E quajta kështu se akoma nuk ka emër.

Historia e kësaj rruge fillon në vitet 90-të, atëhere kur fillon dhe historia e shkatërrimit të hekurudhës. Banorët e sapoardhur, pasi ndërtuan shtëpitë buzë hekurudhës, u kujtuan që ishin në kryeqytet dhe u duhej një rrugë makine, por vendi nuk mjaftonte. Pa u menduar gjatë, morrën kazmën dhe filluan të ngushtojnë bazamentin e hekurudhës. Rruga e qerreve u bë, por Hekurudha Shqiptare nisi tatëpjetën. Për të penguar shembjen e saj, shteti zemërgjerë ndërtoi një mur betoni në të dy anët e saj dhe kjo bëri të mundur që kryeqyteti shqiptar të ketë akoma hekurudhë. Por nga punimet e kryera për ndërtimin e rrugës, në disa vende themelet e murit kanë dalë jashtë dhe për rrjedhojë, tani mund të konsiderohet vetëm si një tra betoni i mbështetur në tokë, i cili do ta ketë të vështirë të përballojë presionin e trenit që kalon sipër. Por kjo është një e keqe që vjen ngadalë, ndërsa më e pabesueshmja ndodhet në mes të rrugës dhe ka të bëjë me njërin nga kalimet e paligjshme mbi hekurudhë. Siç shihet edhe në foto, për të mundësuar kalimin mbi hekurudhë është realizuar një rampë me pjerrësi dyfishe (ballore dhe anësore). Imagjinohet lehtë se ç’mund t’i ndodhë automobilistit ose motoçiklistit që mbërrin përpara kësaj trampoline pa e ditur se ç’e pret dhe për më tepër, nuk është parë e udhës të vendoset asnjë shenjë paralajmëruese. Akoma më i çuditshëm është një kurriz ngadalësues në krye të rampës i realizuar me asfalt të ngjeshur me këmbë, ashtu siç bëjnë shpesh banorët e rrugicave për të ulur shpejtësinë e makinave. Nuk e besoj se kjo do t’i shpëtojë nga treni shoferët e shpejtësisë që mendohet se do ta përshkojnë rampën me “drift”! Ndoshta është bërë për të penguar ujin e shiut që të shkasë poshtë por edhe në këtë rast është vendosur gabim.

Sidoqoftë, banorët le ta gëzojnë rrugën e re.


   

Rruga me trampoline, DSC03846

Rruga me trampoline, DSC03839

Rruga me trampoline, IMG_1358

   

Rruga me trampoline, DSC03904

Rruga me trampoline, DSC03920

Rruga me trampoline, IMG_8364

   

Rruga me trampoline, DSC03862

Rruga me trampoline, DSC03874