KREU
   
MAKINA
   
AVIACIONI
   
HEKURUDHA
   
TRANSPORTI PUBLIK
   
TRANSPORTI DETAR
   
MAKINERI PUNE
   
SHERBIME
   
AKTUALITET
   
MOTOR-SPORT
   
TE REJAT
   
KONTAKT
 
  
AVIACIONI
Lajme-Shkrime
Aviacioni ushtarak
Aviacioni i Mjekėsisė
Aviacioni i Policisė
MiG
Mil Mi
Antonov An-2
Ilyushin
Nanchang CJ-6
Agusta-Bell
Eurocopter
Aeroporti i Rinasit
Fusha Aviacioni
Aerolinja Shqiptare
Teknikė Aviacioni
 Share
Mil Mi

Aviacioni shqiptar ka patur fatin të ketë tre nga helikopterët që mbajnë firmën e projektuesit të famshëm Mikhail Mil: Mi-1, Mi-4 dhe Mi-8. Ky i fundit është akoma aktiv dhe bën pjesë në njësinë e helikopterëve të policisë.

Në vitin 1957, Bashkimi Sovjetik i jep Shqipërisë tre helikopterë Mi-1 dhe tre Mi-4. Në vitin 1967 vijnë nga Kina 36 helikopterë Harbin Z-5, të cilët janë prodhim me liçensë i helikopterit Mi-4. Midis tyre ishin dhe “helikopterët e bardhë”, të cilët janë një version transporti civil, ku zona e pasagjerëve është e pajisur me kolltuqe dhe me veshje të posaçme për uljen e nivelit të zhurmës.


Mil Mi-1, 100_8627

Mil Mi-8, DSC01044

 Tre helikopterët rusë dhe 26 nga helikopterët kinezë i përkasin versionit bazë Mi-4A, i cili kryente rolin e transportit (deri 16 ushtarë ose 1600 kg ngarkesë) dhe mund të pajisej me armatim të ndryshëm. Tanët ishin të pajisur me mitraloz Afanasev 12.7 mm të vendosur në gondolën poshtë trupit. Pranë portës anësore ishte vinçi elektrik, ndërsa pjesa e pasme mund të hapej për të mundësuar futjen e ngarkesave të mëdha.

Mi-4 është prezantuar dhe ka kryer fluturimin e parë në vitin 1952, gjatë një manifestimi në Tushino për ditën e aviacionit. Ky helikopter është shumë i ngjashëm me bashkëkohësin amerikan Sikorsky S-55, por kundrejt tij është më i madh, më i fuqishëm, më i shpejtë dhe më e veçanta, lejon futjen e ngarkesave nga pjesa e pasme. Këto karakteristika e bënë shumë të njohur në mbarë botën dhe në vitin 1958, gjatë manifestimit ndërkombëtar në Bruksel, Mi-4 vlerësohet me medaljen e artë.

   

Harbin Z-5, 100_8605

Harbin Z-5, IMG_5707

Harbin Z-5, IMG_2860

 Ndër 36 helikopterët Harbin Z-5 të ardhur nga Kina, 10 prej tyre ishin një version transporti civil që korespondon me versionin Mi-4P. Këta ishin me kolltuqe dhe me veshje të posaçme për uljen e nivelit të zhurmës. Fillimisht ishin me ngjyrë të bardhë, por më pas u lyen njëlloj si të tjerët, për t’u dalluar përsëri në vitet 90-të, ku përveç të bardhës shtohen sipas rastit bluja, e kuqja dhe e zeza. Helikopteri me numër bordi 6-03 u përshtat për transport mjekësor duke vendosur dhe aparaturat e nevojshme. Nga jashtë këta helikopterë dallohen lehtë se mungon gondola e mitralierit, kanë depozita karburanti në të dy anët, dritaret i kanë katërkëndore, ndërsa numrin e kanë në pjesën e pasme, sipër. Këta kanë mbajtur numrat nga 6-01 deri në 6-10. Të tillë janë edhe 5 helikopterët në foton bardh e zi.

   

Harbin Z-5, IMG_1436

Harbin Z-5, 100_8634

Mi-8T & Harbin Z-5, 100_8591


 Këta që shihen në foto janë tre të mbijeturit e fundit dhe mbajnë numrat 6-07, 6-08 dhe 6-10. Si rezultat i vandalizmit, përveç tre karkasave të shqyera, nga “helikopteri i bardhë”  nuk ka mbetur asnjë ekzemplar i rregullt që të ketë vlerën e objektit muzeor.


   

Harbin Z-5, 100_2012

Mi-4, 100_2010

Mi-4, 100_2009

   

Harbin Z-5, 100_8661

Harbin Z-5, 100_8652

Harbin Z-5, 100_8663

     >>  2