KREU
   
MAKINA
   
AVIACIONI
   
HEKURUDHA
   
TRANSPORTI PUBLIK
   
TRANSPORTI DETAR
   
MAKINERI PUNE
   
SHERBIME
   
AKTUALITET
   
MOTOR-SPORT
   
TE REJAT
   
KONTAKT
 
  
 Share
Rruga Pasho Hysa
 Rruga Pasho Hysa

19.02.2013

Imagjinoni sikur rruga për në Llogora të ishte një vijë e drejtë që nis nga Dukati në Fushë dhe pasi mbërrin në majë të malit, zbret drejt për së drejti në Dhërmi. E pamundur, sepse ky është këndi i pjerrësisë maksimale dhe nuk ka mushkë apo makinë që ta përballojë. Në këtë mënyrë funksionon teleferiku, ndërsa njeriu gjithmonë e ka ndërtuar rrugën e malit në formë gjarpëruese. Meqë na u kujtua teleferiku, imagjinoni sikur rruga për në Malin e Dajtit të realizohej sipas trajektores së tij dhe jo rruga gjarpëruese që kemi përshkuar prej vitesh. Këtë mënyrë e dimë që nga lashtësia dhe mund ta shpjegojnë mirë ata shoferë që ngjisin Qafën e Thanës në dimër, ndërsa të rriturit që kanë udhëtuar me tren e mbajnë mend së me çfarë rruge gjarpëruese është bërë e mundur të futet hekurudha në tunelin e po kësaj qafe të famshme. Kështu ka ndodhur gjitmonë, por banorët e rinj që po popullojnë fushat dhe kodrat reth kryeqytetit veprojnë ndryshe. Nuk kanë kohë për plane dhe llogari, por e zgjidhin punën shpejt e shpejt dhe më në fund “ndërtojnë” një rrugë sipas këndit të pjerrësisë maksimale. Dhe për këtë, mjafton të rrokullisësh nga maja e kodrës një rrotë qerreje dhe më pas një buldozer të ecë sipas gjurmës nga ka kaluar ajo.

Gjatë kësaj periudhe është në ndërtim rruga Pasho Hysa, një shembull i shkëlqyer i ndërtimit me metodën e “rrotës së qerres”. Për sqarim, rruga Pasho Hysa fillon te rruga Ali Demi, pranë poligrafikut dhe pas përfundimit  të punimeve do të takohet me rrugën Pjetër Budi në kodrën ku ndodhet depo e ujit. Po në këtë vend përfundon dhe rruga Mihal Grameno dhe nja 500 metra më pas mund të sodisësh Liqenin e Farkës. Rruga Pasho Hysa ka ekzistuar nga ana rrugës Ali Demi (nuk jam i sigurt për emrin), sepse u shërbente disa shtëpive dhe pallateve me parafabrikate të viteve 80-të, ndërsa tani do të përshkojë gjithë zonën ku dikur zhurmonin makineritë bujqësore. Pranë saj, pak më poshtë është rruga e Mumajezve dhe akoma më poshtë, anës së përroit është “rruga” Sokrat Dodbiba.

Po flasim për kryeqytetin dhe kush është kureshtar, mjafton të shkojë te liqeni artificial dhe saktësisht përballë hyrjes së “Farit” do të shohë një rrugë që zbret nga maja e kodrës në vijë të drejtë. Quhet rruga Peti dhe tani që po ndërtohet edhe unaza e re, rreziku është shtuar akoma më shumë, sepse me të përfunduar zbritjen e rrezikshme ke përpara një katarakt 10 metra të thellë dhe po nuk e pate mendjen, përfundon mbi makinat që ecin poshtë.

Nuk është vetëm mënyra e ndërtimit të rrugëve ajo që të çudit, por edhe edhe rreziku i shkarjeve në sipërfaqe të tokës. Ndërtimi pa kriter i shtëpive dhe mureve rethues dhe devijimi i rrjedhjes natyrale të ujrave po sjell një fenomen të dukshëm shkatërrues në shumë zona që janë populluar kohët e fundit.



Rruga Pasho Hysa, DSC06468

Rruga Pasho Hysa, DSC06958
 

Rruga Pasho Hysa, DSC04869

Rruga Pasho Hysa, DSC06959


Rruga Pasho Hysa, DSC06964

Rruga Pasho Hysa, DSC06965
 

Rruga Pasho Hysa, DSC06969

Rruga Pasho Hysa, DSC06970


Rruga Pasho Hysa, DSC06972

Rruga Pasho Hysa, DSC06971
 

Rruga Pasho Hysa, DSC06976

Rruga Pasho Hysa, DSC06977


Rruga Pasho Hysa, DSC06983

Rruga Pasho Hysa, DSC06985
 

Rruga Pasho Hysa, DSC06993

Rruga Pasho Hysa, DSC06996

 

Rruga Pasho Hysa, DSC07008

Rruga Pasho Hysa, DSC07015

 

 

 <<  1  2  3 >>