KREU
   
MAKINA
   
AVIACIONI
   
HEKURUDHA
   
TRANSPORTI PUBLIK
   
TRANSPORTI DETAR
   
MAKINERI PUNE
   
SHERBIME
   
AKTUALITET
   
MOTOR-SPORT
   
TE REJAT
   
KONTAKT
 
  
 Share
Treni i fundit nga Tirana

Treni i fundit nga Tirana

Publikuar më 06.09.2013
Fotot përditësohen sipas rastit

Mbyllja e Stacionit Hekurudhor të Tiranës më 1 shtator 2013, pas 64 vjet pune dhe miliona udhëtarëve që priti e përcolli çdo ditë, është fundi i një proçesi shkatërrimtar që ka vazhduar prej vitesh (si në gjithë hekurudhën), ku qeveritë i kanë dorëzuar njëra tjetrës një objekt që tkurrej e bëhej gjithnjë e më pak funksional. Nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse prishja e tij u votua në Këshillin Bashkiak të Tiranës në prill të këtij viti me 29 vota pro dhe 20 abstenime! Asgjë nuk e përligj prishjen e stacionit hekurudhor të kryeqytetit dhe aq më pak deklarimi se: “do të marë fund makthi i banorëve që jetojnë pranë hekurudhës”. Cilët banorë? Ata që pas viteve 90-të ndërtuan shtëpitë një metër larg shinave dhe në shumë raste i kanë brenda shtëpisë shtyllat e tensionit të lartë? Ka 20 vjet që Tirana (dhe qytetet e tjera) investojnë për të ndërtuar rrugë, ujësjellësa, kanalizime dhe linja elektrike në ato zona ku shtëpitë u shfaqën sikur të ishin parashutuar nga ajri. Mos duhet rrafshuar dhe Mali i Dajtit se u pengon diellin e mëngjesit?

Ç’janë këto projekte që e degdisin stacionin e ardhshëm në periferinë e largët të kryeqytetit? Kthesa e Kamzës është Komuna Kamëz dhe të gjithë qytetarët e dinë mirë se ç’do të thotë të çash rrugën me makinë mes trafikut të kryeqytetit apo të përballosh mundimin e autobuzit urban deri në këtë zonë. Kur ke mbërritur deri këtu, a ka sens të parkosh makinën në stacionin e ri (me pagesë) dhe të presësh trenin për Durrës apo diku tjetër? Për të marrë trenin nuk mund të nisesh dy orë përpara si për në aeroport. Largimi i stacionit në skajin më të largët të qytetit (aksi lindje-perëndim është më i gjatë), përveçse e rrit ndjeshëm kohën për të marë mjetin e transportit interurban (rruga nga shtëpia deri në stacion), por rrit ndjeshëm trafikun drejt kësaj zone dhe anasjelltas. Në qoftë se stacioni do të ishte më pranë qendrës, trafiku për në stacion do të përfundonte këtu dhe pas kësaj do të vijonin vetëm mjetet interurbane dhe ato që nuk kanë si destinacion stacionin. E thënë më thjeshtë: në qoftë se nga 50 pasagjerët e një autobuzi interurban, 20 prej tyre mbërrijnë në stacion me taksi apo makinë private, këto makina do ta përfundonin rrugën në qendër dhe nuk do të mbingarkonin rrugët për te Kthesa e Kamzës. Kuptohet, pas nisjes, ky autobuz do të kishte stacione në Laprakë dhe te Kthesa e Kamzës, të cilët do t’u shërbenin banorëve të këtyre zonave. Ky shembull, por me numra më të medhenj, vlen edhe për trenin, ndërsa me variantin që jepet sot, të gjithë janë të detyruar të udhëtojnë drejt terminalit të ri, ose anasjelltas.

Më pak se një kilometër e ndan stacionin e sotëm (ish) nga Sheshi Skënderbej dhe duhej të qe bërë e pamundura për të prurë një zgjatim nëntokësor nën shesh dhe jo të shpenzoheshin për vite të tëra para anë e mbanë qytetit, përfshirë edhe ato për rikonstruksionin shkatërrimtar të vetë këtij sheshi. Një ndërtesë dinjitoze (pse jo, edhe një që t'i ngjante Komitetit Ekzekutiv, por pak më e madhe) do të mbushte hapësirën shumë të përfolur te ish-reklamat e kinemave dhe do të shërbente si Stacioni Qëndror (me administratën përkatëse, etj). Aty do të kishte dhe autobuzë interurbanë (me orar të saktë, mbërritje, qëndrim dhe nisje, por jo parkim), si dhe linjat kryesore të qytetit. Poshtë sheshit duhej të ishte dhe linja e tramit që do të dilte te Pallati i Sportit A.Rusi (shikoni sa është disniveli me Sheshin Skënderbej) dhe do të vazhdonte përgjate gjithë Rrugës së Durrësit deri në Vorë. Në Stacionin e Kasharit kishte 5-6 linja hekurudhore dhe aty fillonin degëzimet për Valias dhe Yzberisht. Sot nuk ekzistojnë, por duke shfrytëzuar Linjën e Mëzezit mund të dilej te Kopështi Botanik, më pas në Sauk e duke ecur paralel me rrugën e re që është ndërtim, të dilej te TEG-u dhe drejt e në tunelin e Kërrabës për në Pogradec. Kush do të përdorte makinë pastaj, përveç të apasionuarve? Të tilla projekte na i kanë thënë që në shkollën fillore, në kohën që ndërtohej metalurgjiku i Elbasanit. Çfarë efektiviteti do të ketë një terminal madhështor te Kthesa e Kamzës pa zgjidhur akoma transportin brenda qytetit? Në fotomontazhet propagandistike na paraqitet Bulevardi Dëshmorët e Kombit pa asnjë makinë dhe me dy trame që ecin buzë trotuarit, përpara Hotel Dajtit! Shumë mire që do të shëtisim si dikur, po ku janë parkimet nëntokësore (mbitokësore) dhe rrugët që do të përballojnë trafikun e një qyteti që akoma vazhdon të rritet në qendër? Si do të bëhet që bulevardi është mbushur me tabelën e parkimit të rezervuar “Për kuvendin”, “Për Institucionin”, dhe deputetët i parkojnë makinat në tre radhë përpara rognerit dhe kullave binjake? Të lind e drejta për të dyshuar mbi seriozitetin e studimeve, në kohën që në Tiranë ideohet dhe zbatohet projekti i “Korsisë së rezervuar” (shikoni menunë “Aktualitet” në këtë faqe), apo rikonstruktohen rrugë të cilat, pas rikonstruksionit janë më pak funksionale dhe më shumë të rrezikshme nga ç’ishin më parë. Prej kohësh flitej se te dogana do të ndërtohej një mbikalim (dhe duhej), po për propagandë të çastit vajti dhe u ngul një shqiponjë (sa shumë u vunë në atë periudhë) dhe sot ai rethrrotullim mbetet po aq jo funsional, në mos më keq. Po Zogu i Zi (Sheshi Karl Topia) u bë me studim? Që pa përfunduar u pa qartë se duheshin katër policë për ta bërë funksional, pa folur për degradimin që ka pësuar (edhe këtu u vendos një Shqiponjë për 100 Vjetor).

Pa u zgjatur me këto, uroj që këtë herë të na dalë për mirë dhe të ndërpritet shkatërrimi i hekurudhës, se përveç lehtësimit të rrugëve nga mbingarkesa, do t’i heqë Shqipërisë imazhin e keq të vendit, të cilit gjatë historisë së tij i është prishur dy herë hekurudha (Pas Luftës së Parë nga ushtritë pushtuese, ata që e ndërtuan). Në rast se kjo ndodh përsëri, fjala “integrim” nuk është e nevojshme të jetë në fjalorin e politikës së sotme.

Kur dëgjova se kryeministri në ardhje do ta zhvillonte mbledhjen me ministrat e rinj në 1 shtator në Shkodër, shpresova që udhëtimin ta kishte planifikuar me tren. Ju siguroj se nuk do të kishte patur drejtor hekurudhe që do të refuzonte për të dërguar trenin në Tiranë dhe të mbyllte pas 64 vjetësh stacionin historik të kryeqytetit. Duke e mbyllur me pak fantazi: mendoni si do të ishte transporti i udhëtarëve në Shqipëri, sikur qeveria e re të nxjerë një ligj të tillë: “deputeti gjatë kryerjes së detyrës të udhëtojë vetëm me mjetet e transportit publik”. Nuk duhet shpresuar shumë në këtë, sepse si gjatë viteve të opozitës, ashtu dhe nga pamjet e transmetuara gjatë mbërritjes në Shkodër, protagonistët e rinj udhëtuan me modelet kulmorë të markave gjermane.

   

Treni i fundit, IMG_0908

Treni i fundit nga Tirana, IMG_0909

Treni i fundit, IMG_0910

   

Treni i fundit nga Tirana, IMG_0899

Treni i fundit, IMG_0889

Treni i fundit nga Tirana, IMG_0896

   

Treni i fundit, IMG_0653

Treni i fundit, IMG_0740

Treni i fundit, IMG_0654

   

Treni i fundit, IMG_0759

Treni i fundit, IMG_0623

Treni i fundit, IMG_0668

   

Treni i fundit, IMG_0796

Treni i fundit, IMG_0807

Treni i fundit, IMG_0812

   

Treni i fundit, IMG_0838

Treni i fundit, IMG_0847

Treni i fundit, IMG_0866

   

Treni i fundit, DSC03899

Treni i fundit, DSC03899-2

Treni i fundit, IMG_0765


 Asnjë ceremoni nuk u krye për mbylljen e aktivitetit 60 vjeçar të stacionit të vetëm hekurudhor të kryeqytetit!
Në të tilla raste organizohen ceremoni zyrtare ku përmendet kontributi i dhënë për zhvillimin industrial dhe kulturor të vendit, përshëndetet personeli që ka shërbyer ndër vite, kujtohen ata që kanë ikur nga kjo jetë, përmendet emri i projektuesve, ndërtuesve dhe drejtuesve të tij dhe më në fund: dekorohen individët më të dalluar dhe po ashtu, një dekoratë edhe për vetë stacionin.
Sot kryeqyteti është pa stacion hekurudhor! 


 Ceremonia e munguar në ditën e fundit të aktivitetit (ajo që duhej të nderonte dhe të shpërblente brezat e punonjësve të stacionit), u zhvillua për fillimin e shkatërrimit të tij! Siç shihet dhe nga fotot, forca të shumta të mekanizuara nisën sulmin nga të gjitha anët e mundëshme, ku disa shkulin shinat dhe disa shembin tavanin. Kuptohet, qëllimi është për ta bërë fakt të kryer dhe për t’u siguruar që s’do të ketë kthim prapa.

Normalisht, ditën e parë duhet të kishin ardhur specialistët e hekurudhës dhe të fillonte çmontimi i shinave dhe grumbullimi i gjithë materialit hekurudhor. Ata do të vendosnin se çfarë duhej shitur për skrap dhe çfarë duhej magazinuar, sepse ky është malli i tyre dhe jo i bashkisë. Në përfundim të shkatërrimit (mund të organizohet një ceremoni tjetër), dikush duhet të thotë se sa para u arkëtuan nga shitja e materialit hekurudhor dhe e hekurit të ndërtimit, sepse do të krijonte një përshtypje të keqe fillimi i këtij projekti të madh me prishjen barabare të hekurudhës. Nga makinistë të hekurudhës kam dëgjuar se lyerjen e lokomotivës e paguanin nga xhepi i tyre!


   

Prishja e stacionit, DSC04073

Prishja e stacionit, DSC04351

Prishja e stacionit, DSC04071

   

Prishja e stacionit, DSC04467

Prishja e stacionit, DSC04492

Prishja e stacionit, DSC04468

   

Prishja e stacionit, DSC04396

Prishja e stacionit, IMG_1019

Prishja e stacionit, IMG_1039

   

Prishja e stacionit, IMG_1091

Prishja e stacionit, IMG_1079

Prishja e stacionit, IMG_0989

   

Prishja e stacionit, DSC04519

Prishja e stacionit, DSC04526

Prishja e stacionit, DSC04473


Prishja e stacionit, DSC04488

Prishja e stacionit, DSC04503
 

Prishja e stacionit, DSC04506

Prishja e stacionit, DSC04546


Prishja e stacionit, DSC04505

Prishja e stacionit, DSC04495
 

Prishja e stacionit, DSC04533.

Prishja e stacionit, DSC04552


 Lokomotiva T669.1059

Kjo është lokomotiva që kreu udhëtimin e fundit nga Tirana dhe si e tillë ka marrë vlera historike. Do të ishte në nderin e projektuesve të bulevardit që të gjenin një vend përgjatë këtij bulevardi dhe të ekspozonin pak nga historia e stacionit hekurudhor. Për këtë, do të mjaftonte një segment me shinat e stacionit, mbi të cilin do të vendosej kjo lokomotivë historike. Kjo do të ishte minimumi, sepse me pak dëshirë mund të sillej nga Përrenjasi edhe një lokomotivë T458 dhe të dyja së bashku të tregonin diçka nga e kaluara e kësaj zone të kryeqytetit. 



Përveç lokomotivës T669, ja tre tipe lokomotivash që priti dhe përcolli Stacioni Hekurudhor Tiranë


   

Lokomotiva Tkt-48, 100_8406

Lokomotiva T458, 100_8489

Lokomotiva V200, IMG_9875