KREU
   
MAKINA
   
AVIACIONI
   
HEKURUDHA
   
TRANSPORTI PUBLIK
   
TRANSPORTI DETAR
   
MAKINERI PUNE
   
SHERBIME
   
AKTUALITET
   
MOTOR-SPORT
   
TE REJAT
   
KONTAKT
 
  
 Share
Garda e Republikės_2

 Helikopteri i gardës

Për transportin e personaliteteve të larta, Garda e Republikës ka patur në strukturën e saj dhe helikopterin Bell-222 UT. Ky helikopter, i pilotuar nga Kolonel Vangjel Çondi dhe N/Kolonel Demush Heba (dëshmorë të atdheut), ishte i bazuar në Laprakë dhe sipas rastit që paraqitej, shkonte për të marrë personalitet e larta të shtetit te fusha e sportit e gardës ose te Pallati i Brigadave. Pavarësisht nga ekzistenca e këtij helikopteri, nga fusha e gardës kanë vepruar dhe helikopterë të tjerë, përfshirë dhe helikopterin e madh Mi-8. Pas aksidentit që pësoi helikopteri Bell-222 në gusht të vitit 2006, garda nuk ka patur më mjete për transport ajror. Helikopterët për transport VIP që erdhën më pas si, Agusta A-109 dhe së fundi Eurocopter EC-145, me të drejtë janë në përbërje të Forcës Ajrore dhe mbajnë shenjat e kësaj force.

Ndërtimi i pallateve shumëkatëshe përgjatë perimetrit të fushës dhe së fundi, ndërtimi i pallatit të kuq te fillimi digës së Liqenit Artificial, e kanë kthyer fushën e gardës në një vend të rrezikshëm për këtë lloj aktiviteti, por çuditërisht, aktiviteti vazhdon akoma, pavarësisht se rethi i betonuar me simbolin “H” në mes, ndodhet vetëm pak metra larg nga porta e futbollit!


   

Garda, Bell 222UT_ZA-HDV, IMG_7173

Garda, Bell 222UT_ZA-HDV, 100_4438

Garda e Republikės_Ekuipazhi i Bell 222UT, IMG_2576

   

Garda e Republikės_ Helikopteri Mi-8, 026

Garda e Republikės_Helikopteri BO-105, IMG_8308

Garda e Republikės_BO-105, IMG_8310

   

Garda e Republikės_Eurocopter EC-145_FA635, IMG_2152

Garda e Republikės_Eurocopter EC-145_FA635, IMG_2153


 Tanket e gardës
Në vitin 1961, Gardës së Republikës i jepen tre mjete të blinduara AVL-76 (SU-76, emërtimi rus), të cilat kishin si detyrë të transportonin udhëheqien e lartë në vendkomandën e përgjithshme. Pas ngjarjeve të Çekosllovakisë në vitin 1968, po për të njëjtën detyrë, Brigada e Tankeve në Vorë dërgoi te Garda e Republikës një kompani tankesh Tip 62/85 dhe transportues të blinduar YW531. Nga ky moment, kjo kompani mbeti përfundimisht në gardë dhe pak më pas kaloi në vartësi të Brigadës së Tankeve në Sauk. Pas disa vitesh, tanket e lehtë Tip-62/85 u zëvendësuan me tanke T-59. Tanku Tip-62 është një variant i lehtësuar i tankut T-59 (21 Ton kundrejt 36 që është T-59) dhe është projekt i mirëfilltë kinez. Vetëm BT e Vorës ka patur një batalion me tanke Tip-62/85 (i tillë është tanku te filmi “Kapedani”).
Që nga viti 1990, kompania e tankeve të gardës ka dalë disa herë në veprim gjatë protestave të ndryshme në bulevard. Populli i Tiranës i kujton ditët e frikshme të marsit 1997, kur tanket e gardës patrullonin nëpër rrugët e Tiranës për mbajtien e rregullit dhe sigurisë. E paharruar është masakra e Cërrikut, në maj 1997, kur një transportues i blinduar YW531 qëllohet me antitank dhe gjejnë vdekjen gardistët që ndodheshin brenda tij.
Së fundi, të mbetur për disa vite pa aktivitet, në ditët e para të vitit 2013, kompania e tankeve largohet nga tunelet e Gardës së Republikës.


   

Garda e Republikės, Tank Tip 62, DSC02643-1

Garda e Republikės, Tank T-59, DSC01744

Garda e Republikės, Transportues YW531, DSC01761

   

Garda e Republikės, Transportues YW531, DSC01106

Garda e Republikės, Tank T-59, IMG_3311


 Autozyrat
Disa nga mjetet më interesante të gardës ishin dhe autozyrat (janë dërguar për skrap), të cilat shërbenin për udhëheqësit e lartë, në rastet kur ata duhet të kryenin veprimtari larg zonave të banuara. Siç shihet dhe nga fotot, ato ishin kamionë ushtarakë të kalueshmërisë së lartë Zil-151 dhe Zil-157 (modeli kinez Jiefang CA-30), ndërsa njëra prej tyre dhe ndoshta më interesantia mendoj se është Tatra T138, autozyra e Kryeministrit Mehmet Shehu. Këto automjete janë përshtatur për këtë qëllim në Shqipëri.
Në librin me kujtime “Industria Ushtarake”, autori Fatosh Voshtina shkruan se në vitin 1970, Uzina Mekanike e Ushtrisë (Autoreparti, siç njihej në atë kohë), filloi prodhimin e autobuzëve, autoofiçinave dhe autozyrave për nevojat e ushtrisë, duke përshtatur për këtë qëllim automjetet Zis/Zil (150, 151 dhe 157). 
Uzina Mekanike e Ushtrisë (Nr.1151) filloi prodhimin e autozyrave në vitin 1970.


   

Garda e Republikės_Autozyrė Tatra T138, 100_1067

Garda e Republikės_Autozyrė Tatra T138, 100_11069

Garda e Republikės_Autozyrė Tatra T138, 100_1071

   

Garda e Republikės_Autokuzhinė Zis-151, 056

Garda e Republikės, Autokuzhinė Zis-151, 060

Garda e Republikės, Autokuzhinė Zis-151, 059

   

Garda e Republikės_Autokuzhinė Zis-151, 058

Garda e Republikės_Autoofiēinė Zil-157, 069

Garda e Republikės_Autoofiēinė Zil-157, 075

   

Garda e Republikės_Autozyrė Zil-151, Picture 083

Garda e Republikės_Autozyrė Zil-151, Picture 084

Gardae Republikės_Autozyrė Zil-151, Picture 085

   

Garda e Republikės_Autozyrė Zil-151, Picture 050

Garda e Republikės_Autozyrė Zil-151, Picture 052

Garda e Republikės_Autozyrė Zil-151, Picture 053

 << 1  2  3  4  5  >>